Manchester United sot prezantoi përforcimin e pritur prej javësh, Matheus Cunha. Sulmuesi u transferua me shumë bujë nga Wolverhampton Wanderers.
Braziliani ishte një nga më të mirët e sezonit të kaluar në Premier League dhe është transferuar në “Old Trafford” për 75 milionë euro.
Cunha sot firmosi dhe u prezantua me “Djajtë e kuq”. Fjalët e tij të para ishin emocionuese:
“Është e vështirë të përshkruaj me fjalë emocionet që kam. Që në vogëli, në Brazil, shkonim në shtëpinë e gjyshes për të parë ndeshjet e Premier League. Unë mbështesja United dhe ëndërroja të vishja fanellën e kuqe. Faleminderit familjes që më ndihmoi të realizoj ëndrrën”.







