Mbrojtësi i Liverpool-it, Andy Robertson, ka folur për “Sky Sports UK” rreth pritshmërive për sezonin e ardhshëm: “Ne që kemi qenë aty prej kohësh, unë, Virgil van Dijk, Mo Salah dhe Alisson Becker. Jemi mësuar me atë lloj presioni pas titullit të fundit kampion dhe e ndjejmë.
Për shumë nga djemtë, tani që kanë fituar, dhe për ata që po vijnë, do të jetë hera e parë që do ta ndjejnë një gjë të tillë. Nuk e di si na shohin bast-vënësit, por besoj se do të jemi ndër favoritët, ose do të kemi pritshmëri më të larta krahasuar me fillimin e sezonit të kaluar.
Kjo na përshtatej vitin e kaluar, mund të kalonim pak në heshtje dhe të niseshim mirë, por më pas, kur njerëzit na morën seriozisht, ishim ndoshta pak më përpara se ç’duhej. Kjo ishte e përkryer për ne sezonin e kaluar. Tani ka të tjera pritshmëri. Sezonin e kaluar ishim të parët, tifozët tanë ndoshta presin që ta bëjmë këtë çdo vit, pritshmëritë janë më të mëdha. Tani na takon neve t’i menaxhojmë ato.
Mendoj se kemi mentalitetin e duhur për ta bërë. Edhe ekipet e tjera do të përmirësohen, ky është një kampionat jashtëzakonisht i vështirë. Do të shohim se deri ku do të arrijmë. Besojmë në këtë skuadër dhe te mentaliteti ynë. Nuk do të jemi të kënaqur me atë që kemi arritur, kjo është e sigurt. Do të përpiqemi të japim maksimumin sezonin e ardhshëm”.







