Barcelona nxjerr në shitje mesfushorin: Duam 60-70 mln euro

13 Qershor 2025
17:53
Telesport
back button

Gazeta katalanase Sport ka befasuar opinionin sportiv me lajmin e ditës. Sipas saj, Barcelona është e gatshme të shesë mesfushorin Fermin Lopez, nëse një klub ofron shifrën e duhur.

Spanjolli nuk është titullar te Barcelona, ku konkurrena është e lartë me yje si Frenki De Jong, Pedri dhe Dani Olmo, pa harruar edhe Gacin. Katalanasit kanë një mesfushë të mbingarkuar.

Barcelona do të mjaftohej me 60 deri në 70 mln euro për kartonin e 22-vjeçarit. Padiskutim që ka plot klube që do ta donin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit