Juventus “peshkon” përsëri te Milan-i, kërkon të përsërisë “operacionin Kalulu”

17 Qershor 2025
10:51
Telesport
back button

Pas Pierre Kalulu, që vjet luajti te Juventus në formë huazimi para se bardhezinjtë të blinin këtë verë 100% kartonin e tij (39 ndeshje në total e 1 gol), një tjetër lojtar i Milan mund të përfundojë në Torino.

Bëhet fjalë për mbrojtësin anglezi Fikayo Tomori, që prej 5 sezonesh luan me kuqezinjtë në Serie A. Një transferim nuk duket krejt i pamundur, duke parë atë që ndodhi me francezin një vit më parë.

Tomori, ashtu si Kalulu, ka humbur shkallët në hierarkinë e klubit, ndaj mund të bëjë të njëjtën lëvizje këtë verë. Të vishet një vit bardhezi, duke u transferuar në formë huazimi dhe më pas do të shihet e ardhmja.

Një objektiv, sigurisht me çmimin e duhur, dhe kjo është në fund të fundit vija ndarëse mes Juventus dhe Milan. Tare ka treguar se nuk do të pranojë transferime me kosto të ulët, ndërsa bardhezinjtë duan të përsërisnin operacionin Kalulu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit