60 milionë euro është klauzola që lë të lirë Nico Williams, shuma që Barcelona do të ishte e gatshme të paguante për yllin spanjoll. Skuadra katalanase ka një vit që ndjek talentin e Athletic Club, miku i ngushtë i Lamine Yamal.
Te Barcelona synojnë të formojnë dyshen fituese të kombëtares, por presidenti i La Liga, Javier Tebas, nuk ka të njëjtin mendim. Ai ka shprehur një mendim të qartë për blerjen e mundshme të lojtarit nga klubi katalanas.
“Merkato s’ka nisur ende, por do të shohim. Barça e di mirë duhet të bëjë disa gjëra që të mund ta regjistrojë si lojtar. Jo shumë, por duhet të bëjë disa detyra dhe tashmë e dinë se çfarë janë ato”, tha Tebas.
Kjo do të thotë se duhet kujdes rregullin financiar 1:1, i cili nuk i lejon ata të veprojnë me qetësi. “A ka Barça parà për të blerë Nico dhe për ta regjistruar? Nuk e di. Por në fund dëgjon kaq shumë emra”, shtoi më tej Tebas:
“Parametrat e Barcelonës ende nuk i plotësojnë kërkesat për të qenë në gjendje të blejnë lirisht. Nëse ata duan Nico Williams fillimisht ata do të duhet të shesin dhe të zgjidhin shumë llogari“, përfundoi Tebas.







