Zbulohet prapaskena e bujshme e merkatos, ylli i madh refuzon transferimin te Reali sepse do vetëm Barcelonën

18 Qershor 2025
21:32
Telesport
back button

Anësori i Athletic Bilbao, Nico Williams, është kthyer edhe njëherë në qendër të merkatos verore. Verën e kaluar, 22-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, por në fund vendosi të qëndrojë tek Athletic Club. Sërish këtë verë është rikthyer në qendër të merkatos. Për Williams ka pasur interes nga disa klube të mëdha, si nga ato në Premier League, Bayern Munich, e sigurisht nga dy gjigantët e Spanjës, Barcelona dhe Real Madrid.

Gazetari sportiv, Tot Costa për “Catalunya Ràdio” zbuloi një prapaskenë të bujshme. Sipas raportimit të tij, Real Madrid i ka bërë Athletico Bilbao-s një ofertë të kënaqshme për kartonin e Williams, por ka qenë vetë lojtari që ka refuzuar transferimin te klubi madrilen. Dëshira e sulmuesit është vetëm të veshë fanellën e Barcelonës, gjë që duket se këtë vit do të ndodhë vërtet.

Klubi katalanas duhet thjesht të sigurojë hapësirën e nevojshme në buxhetin e pagave për të bërë transferimin e ëilliams. Por sipas të gjitha gjasave dhe sipas të gjitha raportimeve të mediave spanjolle dhe jo vetem, Nico Williams sezonin e ri do jetë lojtar i Barcelonës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit