Vazhdon të flitet shumë për situatën financiare dhe bilancin e Barcelonës, gjithmonë e lidhur me zëra të shumtë dhe tratativa merkatoje. Në veçanti, është diskutuar shumë mbi mundësinë ose jo të shpenzimit të një shume të konsiderueshme për Nico Williams, yllin e Athletic Bilbaos.
Lidhur me këtë, presidenti i katalanasve, Joan Laporta, ka dhënë disa deklarata, të raportuara nga Fabrizio Romano, mbi fuqinë investuese të klubit, duke theksuar gjithashtu se disa tratativa janë drejt përfundimit: “Mund të blejmë lojtarë normalisht, kemi bilanc ekonomik në raportin 1:1. Jemi pranë mbylljes së një blerjeje të rëndësishme, po punojmë edhe për një tjetër goditje. Aktualisht kemi një marrëdhënie të qetë me La Liga-n, mendoj se do të njoftojmë së shpejti afrime të reja”.
Nëse këto janë përgjigje të zakonshme apo jo, do ta mësojmë së shpejti, duke qenë se blaugranat janë tashmë një nga klubet më active në merkato, si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Koha për të përgatitur sezonin e ardhshëm nuk mungon, pasi skuadra katalanase nuk merr pjesë në Kupën e Botës për Klube, duke hequr dorë nga të ardhurat dhe ekspozimi mediatik për të fituar gjithashtu kohë.
Projekti për sezonin 2025-2026 është shumë ambicioz, pasi qëllimi është të shkëlqehet në Europë, me synimin që këtë herë ta ngrejnë kupën me veshë të mëdhenj.







