55 milionë euro për Inter-in, Marotta gjen sulmuesin e ri

13 Qershor 2024
14:33
Denis Hakanaj
back button

Gudmundsson është në krye të dëshirave të Inzaghit, sipas Calciomercato.it.

Presidenti Marotta, Ausilio dhe Baccin kanë pasur kontakte të gjera me Genoan në orët e fundit.

26-vjeçari islandez pëlqehet edhe nga Juventus dhe Napoli, si dhe disa skuadra në Premier League. Genoa e vlerëson kartonin e lojtarit të paktën 30 milionë euro, shumë që Interi shpreson ta mbledhë me shitjen e disa lojtarëve që nuk janë funksionalë për projektin.

Correa konsiderohet i tepërt dhe mbetet në largim, ndërsa zikaltrit po kërkojnë gjithashtu një ekip për Arnautovic: lamtumira e dyfishtë do t’i lejonte presidentit Marotta të merrte një thesar të çmuar afër 25 milionë euro midis kostos së kartonit dhe pagës.

Për më tepër, kampionët e Italisë mund të luajnë kartën Valentin Carboni. Talenti argjentinas i lindur në vitin 2005 do të vlerësohet në fazën përgatitore nga Inzaghi, por mund të sakrifikohet në merkato nëse arrin një çek prej 30 milionësh.

Përveç Fiorentinas dhe Lazios, edhe Atalanta ka kërkuar informacion për ish-lojtarin e Monza-s, ashtu si disa klube në Angli dhe Spanjë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit