Në një intervistë të dhënë për “Die Welt”, Karl-Heinz Rummenigge është rikthyer te sfida gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Interit: “Kundër Interit na munguan lojtarë kyç për shkak dëmtimesh.
Bëmë edhe gabime për të cilat trajneri nuk kishte përgjegjësi. Në ndeshjen e parë, pas barazimit, skuadra u bë shumë ‘e pangopur’, kërkonte 2-1 dhe më pas pësuam golin e dytë.
Duhet të mësosh të kënaqesh edhe me 1-1 kur situata është e dyshimtë. Pep Guardiola, me të cilin kemi luajtur futbollin më spektakolar, e përsëriste gjithmonë këtë gjë. Nuk do ta harroj kurrë një nga fjalët e tij. Ai thoshte se rezultati nuk e përcakton cilësinë, por është cilësia që përcakton rezultatin.
Punonjësi më i rëndësishëm i Bayernit është trajneri. Janë lojtarët, ata që arrijnë rezultatin në fushë gjatë fundjavës, por është trajneri ai që i stërvit nga e hëna deri të premten”.







