Tashmë nuk ka më vend për dyshime, Nico Williams sezonin e ri do të mbajë veshur fanellën e Barcelonës. Klubi katalanas ka finalizuar tashmë marrëveshjen me lojtarin dhe është i përgatitur të paguajë klauzolën e tij të plotë të lirimit, siç kërkon Athletic Bilbao: në një pagesë të vetme.
Zyrtarizimi i transferimit të Nico Williams te Barcelona do të bëhet më 1 korrik, pasi klubi katalanas të ketë marrë miratimin nga La Liga, për të regjistruar anësorin spanjoll.
Sipas “Sport”, vetë Nico Williams thuhet se po kërkon një vend për të jetuar në Barcelonë, i bindur se destinacioni i tij i ri është vetëm disa ditë larg zyrtarizimit. Transferimi i 22-vjeçarit do t’i kushtojë Barcelonës 65 milionë euro, aq sa është klauzola e vendosur për të nga Athletic Bilbao. Për lojtarin ka pasur interes të madh edhe nga klubet e tjera të njohura si Arsenal, Bayern, apo edhe Real Madrid, por dëshira e Williams ka qenë një dhe e vetme: të veshë fanellën e Barcelonës.







