Real Madrid fitoi 3-1 ndaj Pachuca në ditën e dytë të Botërorit për klube dhe një nga protagonistët e “los blancos” ishte sulmuesi Arda Guler. Ai realizoi golin e dytë për madrilenët, që e nisën ndeshjen keq, duke luajtur me 10 lojtarë për 80 minuta.
Gjithsesi, sulmuesi turk është më shumë i përqendruar tek e ardhmja e tij, pasi me trajnerin e ri Xabi Alonso kërkon më shumë hapësira. “Tani ndihem më i rëndësishëm sepse ai gjithmonë flet me mua”, tha Guler.
“Në ndeshjen e parë luajta 45 minuta, ndërsa dje 60 minuta, kështu që gjithçka duket më mirë. Shkoj mirë me të sepse i pëlqen të kontrollojë ritmin, dëshiron më shumë pasime të shkurtra dhe më sheh si mesfushor”, tha turku.
Më tej, Arda Guler shtoi: “Kjo është më mirë për mua, pasi luajta edhe titullar. Unë dua të luaj sa më shumë dhe fitoj të gjithë trofetë”. Ai foli edhe në lidhje me thashethemet e ndryshme në lidhje me një transferim të mundshëm diku tjetër për të gjetur më shumë hapësira.
“Për momentin nuk kam menduar të largohem, por padyshim nëse nuk luaj, mendoj për gjithçka. Megjithatë, për momentin, jam plotësisht i fokusuar te Real Madrid“, u shpreh Arda Guler.







