Mateo Retegui, sulmuesi Italisë, ka dhënë një intervistë për Sportweek në prag të ndeshjes së Shqipërisë.
– Nga Mancini te Spalletti, çfarë ndryshon në mënyrën tënde të lojës?
“Le të themi se ai më kërkon të ndihmoj skuadrën edhe kur nuk e kemi topin, duke i bërë presion mbrojtësve. Por unë luaj në një pozicion ku gjëja më e rëndësishme është të shënosh gola.
“Tek Estudiantes më drejtonte Gabriel Milito. Ai më thoshte: ‘Duhet të shënosh gola. Nuk e di si, por duhet të shënosh gola’.
“Ai kishte të drejtë. Unë dua të shënoj gola gjithmonë, gjithmonë. Kur nuk shënoj, jam i zemëruar. E di që nuk mund ta bëj çdo herë, por sigurisht që përpiqem. Dhe një gjë tjetër është e sigurt: ne jemi një skuadër shumë e fortë, ne mund të bëjmë gjëra të mëdha çdo ditë.
– Pse Italia është fortë?
“Sepse historia e thotë këtë. Ne jemi kampionët e Europës në fuqi dhe katër herë kampionë të botës. Kush dëshiron të luajë kundër Italisë? Askush”.