PSG dhe Real Madrid po përballen në “MetLife Stadium” në New Yersey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, për të përcaktuar finalistin e dytë, pas Chelsea-s.
Francezët e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme supersfidën duke shënuar 2 herë brenda 8 minutash. Fillimisht, në minutën e 6-të ishte Fabian Ruiz, që dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar nga një gafë fatale e Raul Asencio-s.
Dy minuta më pas, ishte radha e Antonio Rudiger për të gabuar, duke humbur topin, të cilin e merr Ousmane Dembele dhe e dërgon në rrjetë. Tani pritet reagimi i madrilenëve, edhe pse do ta kenë të vështirë duke qenë se janë goditur edhe moralisht, pasi kanë bërë dy gafe fatale në mbrojtje, nga të cilat erdhën të dy golat. Megjithatë ka ende minuta lojë dhe në një supersfidë si kjo gjithçka mund të ndodhë.







