Milan parakalon Interin dhe është afër objektivit të madh të zikaltërve, zbulohet prapaskena

18 Korrik 2025
10:34
Telesport
back button

Edhe pse Inter ka kohë që e ndjek Rasmus Hojlund dhe kërkon transferimin e tij, së fundmi në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit danez është futur edhe Milan.Madje, “Sky Sport Italia” raporton se kuqezinjtë janë më afër Hojlund sesa Interi.

Danezi u transferua nga Atalanta te Manchester United në vitin 2023, për 78 milionë euro, por nuk ka arritur dot të përshtatet siç pritej dhe është pro rikthimit në Serie A. Danezi është profili që kërkon Max Allegri për sulmin.

Jemi vetëm në fazën e parë të negociatave mes palëve, por nëse Rasmus Hojlund do të vijë te Milan, do të jetë në formë huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Ky është propozimi i kuqezinjve për drejtuesit e Manchester United.

Hojlund në 52 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin e kaluar shënoi vetëm 10 gola, shumë pak nga ajo që pritej. Jo më kot, Ruben Amorim po kërkon një sulmues të besueshëm për sezonin e ri. Ndaj, transferimi i Hojlund te Milan është shumë i mundshëm, duke ditur që danezi nuk është në planet kryesire të Ruben Amorim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit