Juventus ndërpret bisedimet për objektivin e madh në merkato, Inter kërkon të përfitojë

22 Korrik 2025
19:35
Telesport
back button

Juventus ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin përfundimtar të Francisco Conceiçao nga Porto për 30.5 milionë euro. Pas Jonathan David, i ardhur si lojtar i lirë nga Lille, Conceiçao është përforcimi i dytë zyrtar për bardhezinjtë këtë merkato.

Prej ditësh, Juventus ka shprehur interes për Jadon Sancho-n, por ditën e sotme raportohet se klubei bardhezi ka ndërprerë për momentin bisedimet për transferimin e mundshëm të anglezit, sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio.

Përpara se të tentojë transferimin e Jadon Sancho, Juventus po kërkon të sistemojë Nico Gonzalez dhe Timothy Weah, të cilët luajnë në krah dhe pa largimin e tyre është e pamundur ardhja e yllit anglez të Man. United.

Ndërkohë që Juventus ka ndërprerë përkohësisht bisedimet, në garë për anësorin 25-vjeçar raportohet se është futur seriozisht Inter. Klubi zikaltër e sheh Sancho-n si një përforcim ideal në krah dhe është gati të nisë bisedimet me Man. United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit