Agjenti i Xhakës del hapur: Do të rikthehet në Premier League, shpresoj që Leverkuseni ta kuptojë

23 Korrik 2025
8:27
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja e afërt e Granit Xhakës nuk do të jetë në Serie A. Agjenti i lojtarit, José Noguera, ka folur kështu për kapitenin e kombëtares zvicerane dhe se ku mund të luajë kampionatin e ardhshëm:
“Kemi arritur një marrëveshje parimore me Sunderland.

Graniti dëshiron të rikthehet në Premier League. Sunderland është i entuziazmuar për transferimin. Edhe Graniti dëshiron të luftojë për këtë. Shpresojmë që Leverkusen të respektojë kërkesën tonë. Shpresojmë për një marrëveshje mes klubeve”.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe administratori i deleguar i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, i cili në një intervistë për “Welt” ka shprehur fjalë vlerësimi për mesfushorin: “Graniti e di që është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, brenda dhe jashtë fushës, si lider.

Ka edhe tri vite kontratë, dëshira jonë është që të qëndrojë. Nëse në fund do të vijë një ofertë shumë e favorshme për të dhe për ne, atëherë do të ulemi e do ta diskutojmë. Vetëm nëse do të jetë një situatë e favorshme për të dy palët do ta vlerësojmë. Për momentin, e marrim të mirëqenë që Graniti do të qëndrojë me ne”.

Në lidhje me Interin, Xhaka është përmendur si ide e mundshme për të zëvendësuar Hakan Çalhanoğlu, nëse largohet, ndërsa edhe Milani e Juventusi kanë menduar për të në javët e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit