Liverpool nuk ka të ndalur, 58 milionë euro për transferimin e radhës. Hapet rruga për largimin e Konate

23 Korrik 2025
18:57
Telesport
back button

Pas transferimit të Florian Wirtz, Milos Kerkez, Giorgi Mamardashvili dhe Jeremie Frimpong, të cilët tashmë arrijnë në 230 milionë euro, shto dhe 95 milionë euro për transferimin e Hugo Ekitike, për të cilin mungon vetëm prezantimi zyrtar, pasi çdo gjë është mbyllur për lëvizjen e tij, Liverpoool ka gati goditjen e radhës.

Kampioni në fuqi i Premier League po punon për të mbyllur nënshkrimin e Marc Guehi, qendërmbrojtësit të Crystal Palace me vlerë rreth 58 milionë euro. 25-vjeçari shkëlqeu në sezonin e kaluar me Crystal Palace, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre dhe të Livërpool-it. Crystal Palace, i vetëdijshëm se mbrojtësi ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe deri tani nuk ka pranuar për të rinovuar, është i hapur për largimin që këtë verë, nëse paguhet klauzola e tij që është 58 milionë euro.

Në anën tjetër, Liverpool është i gatshëm të paguajë këtë klauzolë për Marc Guehi duke parë situatën me Ibrahima Konate, i cili nuk po pranon të rinovojë dhe është gjithnjë e më afër Real Madridit. Ardhja e Guehi te Liverpool, do bënte të mundur largimin e Konate drejt Madridit që në këtë merkato, pa pritur verën e ardhshme. Por, Liverpool është i vendosur për shifrën 50 milionë euro, për të lënë të lirë qendërmbrojtësin francez nëse do që t’i bashkohet Real Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit