“Gjithçka e kryer”, Marotta jep lajmin e madh: Mungon vetëm firma

16 Qershor 2024
13:19
Denis Hakanaj
back button

Duket se pritjes tek Inter-i i ka ardhur fundit.

Në fakt, tifozët zikaltër presin me padurim prej disa kohësh që të zyrtarizohet rinovimi i kontratës së Lautaro Martinez.

Ka qenë vetë presidenti i Inter-it, Giuseppe Marotta, që ka dashur të qetësojë tifozët duke folur pikërisht në lidhje me kontratën e argjentinasit.

“Rinovimi me Lautaro-n është virtualisht i kryer, mungon vetëm firma dhe kjo nuk është e lehtë sepse lojtari është me Argjentinën, por gjithçka është e mbyllur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit