Pas futbollit, modës, televizionit dhe modës, tani Wanda Nara do të zbarkojë edhe në një platformë për të rritur. Sipërmarrësja argjentinase ka lajmëruar në rrjetet sociale se do të jetë imazhi i ri i Divas Play, një faqe ku mund të shihet përmbajtje erotike për një shumë të caktuar.
Në thelb, një version latin i Only Fans.
Një kompani që pas suksesit në Amerikën e Jugut kërkon të njihet edhe në Europë dhe për këtë arsye ka zgjedhur Wanda-n si ambasadore.
“Dua të lajmëroj nënshkrimin e kontratës për të qenë imazhi i Divas Play World!!! Nga sot mund të më gjeni në Divas Play. Do të ketë produkte shumë të forta! Shihemi”, ka shkruar gruaja e Icardi-t në rrjetet sociale.
Siç lexohet në disa revista argjentinase, një ish-fotograf i Playboy-t do të ndjekë Nara-n rreth botës për të krijuar fotografi dhe video ekskluzive që do të publikohen çdo ditë në Divas.
Sipas zërave që qarkullojnë në Divas Play, Wanda Nara do të fitojë pothuajse një milion dollarë në gjashtë muajt e ardhshëm.
Nga anët e Buenos Aires faqja është shumë e përdorur nga personazhet vip, që arrijnë kështu të kenë përfitime ekonomike falë imazheve erotike. Mes personazheve të shumtë që tregojnë trupin e tyre është edhe Charlotte Caniggia, vajza e ish-futbollistit të Roma-s, Claudio.
Gazetarja Paula Verda e programit tv Socios en el Espectáculo ka zbuluar se: “Natyrisht do të ketë shumë skena lakuriqësie. Madje, kam dëgjuar se Mauro Icardi do të marrë pjesë në disa fotografi”.
Kështu, duket se futbollisti është i gëzuar për aventurën e re të Wanda Nara-s, së cilës i ka dhënë mbështetje të plotë.