Milani, një tjetër “thumb” nga Theo Hernandez. Poston “story” me fanellën e kapiten Maldinit

25 Korrik 2025
7:46
Alfred Lleshi
back button

Edhe nga Arabia Saudite, ku e ka spostuar karrierën e tij si futbollist, Theo Hernandez nuk e harron të kaluarën e tij, qoftë për mirë, qoftë për keq. Në ditët kur Milani ka përfunduar zyrtarisht afrimin e pasardhësit të tij, ekuadorianit Pervis Estupinan, mbrojtësi francez vazhdon të dërgojë mesazhe në rrjetet sociale, që tingëllojnë si “thumba” për kuqezinjtë.

Ndonjëherë mjafton një foto për këtë. Është rasti i fundit i “story” së Theo, ende me pushime, siç kuptohet nga sfondi aspak saudit pas tij, ku shfaqet me një fanellë të dedikuar për Paolo Maldinin.

Raporti mes tyre, falë edhe rolit të përbashkët dhe faktit që të dy janë larguar nga Milani mes tensioneve, është i njohur si shumë i mirë. Theo u zgjodh pikërisht nga Maldini, së bashku me Boban dhe Massara, në vitin 2019, dhe nuk e ka kapërdirë kurrë përjashtimin e flamurit legjendar kuqezi nga drejtimi i klubit.

Maldini ka qenë, jo rastësisht, edhe i vetmi person që Theo falënderoi në mënyrë eksplicite në mesazhin e tij të lamtumirës nga “Djalli”. Një mesazh që në pjesë të tjera ishte qartësisht kritik ndaj drejtuesve aktualë të Milanit.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll dhe teksti

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit