Newcastle ka në mendje një tjetër përforcim nga Italia. Edhe një herë shikon drejt Milanit, ekip nga i cili, dy vera më parë mori Sandro Tonalin. Sipas asaj që ka zbuluar Fabrizio Romano, klubi anglez ka kërkuar Malick Thiaw te kuqezinjtë, mbrojtës i cili tashmë ka refuzuar ofertën e Comos për të qëndruar te “Djalli”.
Sipas ekspertit të merkatos, Newcastle pritet të hapë së shpejti bisedimet për transferimin e tij, me qëllimin për ta realizuar marrëveshjen brenda një kohe të shkurtër. Po cilat janë kërkesat financiare të Milanit?
Klubi kuqezi kërkon të paktën 35–40 milionë euro për shitjen e Thiaw, duke refuzuar një ofertë fillestare prej rreth 30 milionë eurosh. Në korrik 2024, Milanit i ishin ofruar rreth 30 milionë euro nga Como, por gjermani e refuzoi transferimin dhe është ende në dispozicion të interesave të tjera.
Ai konsiderohet lojtar me potencial të madh, pavarësisht se sezoni i fundit nuk ishte më i ndritshmi në karrierën e tij. Newcastle e sheh si mundësi të lirë dhe joshëse në këtë merkato.
Interesi i Newcastle vazhdon të jetë i fortë, por ende mungon oferta zyrtare që përputhet me vlerësimin e Milanit. Deri në fund të merkatos, çdo zhvillim sërish mbetet i mundshëm…







