Gasperini për çështjen “Lookman”: Ekziston rreziku të harrohet ajo që kemi bërë bashkë, më vjen keq

8 Gusht 2025
8:32
Alfred Lleshi
back button

Ndër temat e shumta të trajtuara gjatë intervistës së dhënë për “Sky Sport”, trajneri Gian Piero Gasperini foli edhe për çështjen “Lookman”: “Mund të them vetëm që më vjen keq, sepse ekziston rreziku që këta lojtarë të kujtohen vetëm për episodin e fundit dhe jo për momentet e bukura të përjetuara së bashku. Jam i mërzitur si për djalin, ashtu edhe për klubin, shpresoj që kjo të zgjidhet shpejt”.

Për projektin e të rinjve te Roma: “Kur folëm për herë të parë me klubin, pikërisht kjo ishte ideja. Kjo më dha entuziazëm, pasi e kam bërë gjithmonë në karrierën time. Te Roma është diçka e re, mund të jetë diçka ndryshe. Më dha një shtysë të mendoj: E kam bërë mirë në shumë vende, do të ishte e jashtëzakonshme nëse do të arrija ta bëja edhe në Romë”.

Për momentin kur Ranieri e përjashtoi nga kandidatët për pankinën: “Ishte një moment vendimtar i kampionatit, ai bëri shumë mirë që veproi kështu. Vendimi im i vërtetë, sidoqoftë, erdhi në fund të kampionatit, pas ndeshjes së fundit. I kërkova Atalantës mundësinë për t’u takuar me ekipe të tjera dhe brenda tri ditësh ndodhi gjithçka”.

Nëse do të zgjidhte më me dëshirë një lojtar të ri apo kohën për t’u përshtatur në Romë: “Kohë nuk do të kishte kurrë mjaftueshëm, kjo është koha dhe pikërisht për këtë nuk flas për rezultate, por për besueshmëri. Sigurisht, të gjithë do të donim ta nisnim menjëherë fort, duke fituar dhe qenë konkurrues, ndoshta me një lojë tjetër. Nuk po premtoj këtë, edhe pse ky është, padyshim, objektivi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit