Interi e bën dalje Esposito, sulmuesi i ri do të firmosë kontratë 5-vjeçare me ekipin tjetër të Serie A

11 Gusht 2025
12:22
Alfred Lleshi
back button

Sebastiano Esposito po kalon nga Interi te Cagliari. Sulmuesi ka kryer vizitat mjekësore në “Villa Stuart” dhe më pas do të udhëtojë drejt Sardenjës për të firmosur kontratën 5-vjeçare me klubin “rossoblù”.

Cagliari fitoi garën ndaj Parmës, pasi vetë lojtari preferoi këtë destinacion. Marrëveshja me Interin parashikon huazim falas, me detyrim blerjeje për 4 milionë euro, plus 40% të shumës nga një shitje e ardhshme mbi këtë vlerë. Esposito do të fitojë 750 mijë euro në vit deri më 2030, me bonuse sipas paraqitjeve personale dhe të ekipit.

Pas pjesëmarrjes në Botërorin e Klubeve me Interin në SHBA, sezonin e kaluar ai regjistroi 37 paraqitje me Empolin në kampionat dhe Kupën e Italisë, duke shënuar 10 gola dhe dhënë 2 asiste. Tani është gati për aventurën e re në Sardenjë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit