Spalletti tregon problemin e Italisë: Dikur përzgjidhnim nga 500 lojtarë për kombëtaren, tani nga 50

12 Gusht 2025
8:17
Alfred Lleshi
back button

Luciano Spalletti, ish-trajneri i Italisë, foli për të ardhmen e tij dhe disa tema të tjera: “Nëse mendoj për atë që më ka ndodhur dhe figurën e keqe që kam bërë, besoj se duhet të paraqitet diçka e jashtëzakonshme. Kam nevojë të rikrijoj një klimë afeksioni, të jem i bashkuar me lojtarët e mi dhe të marr rezultate, sepse në futboll kjo ka rëndësi. Kam mësuar gjëra të reja edhe nga trajnerë të rinj. Futbolli është i thjeshtë, por thjeshtësia është pikënisja, jo mbërritja në finish”.

Për Gennaro Gattuso, që po lufton për objektivat e tij, Spalletti është i bindur: “Absolutisht, do t’ia dalë. Më ka telefonuar, kemi shkëmbyer disa mendime. Ne e vlerësojmë shumë njëri-tjetrin, sepse ai është pasionant dhe i përkushtohet shumë punës. I uroj suksese”.

Sa i përket Mateo Retegui, i cili tani luan në Arabinë Saudite, nuk sheh arsye për ta përjashtuar nga kombëtarja: “Tani duhet të jemi të hapur ndaj gjithçkaje, nuk mund të heqim dorë nga asgjë, pasi nuk kemi shumë lojtarë për të thirrur. Më parë mund të zgjidhnim nga 500 lojtarë, tani nga 50. Nuk është e pranueshme të përjashtosh dikë që ka bërë zgjedhje të veçanta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit