Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë hedhur hapin më të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre si çift. Ylli portugez i futbollit i ka bërë propozimin për fejesë dhe ajo ka thënë pa hezitim: “Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”.
Unazën madhështore, me një diamant qendror deri në rreth 35-37 karatë, Georgina e ka ekspozuar në profilin e saj në Instagram, duke tërhequr vëmendjen botërore. Sipas ekspertëve të bizhuterive, vlera e kësaj unaze mund të arrijë deri në 5 milionë dollarë.

“Page Six” raporton se unaza e fejesës së Georgina vlen midis 2 milionë dhe 5 milionë dollarëve, duke cituar ekspertë si Ajay Anand (“Rare Carat”) dhe Laura Taylor (“Lorel Diamonds”). Ata evidentojnë gurët e çmuar, me ngjyrim D dhe pastërti të përsosurnë të, si dhe karatët shumë të lartë.
Dashuria e tyre, e cila nisi në vitin 2016, kur Georgina punonte në një dyqan “Gucci” në Madrid, është konsoliduar gjatë viteve. Ata janë prindër të një familje të bukur, teksa kanë ndarë me publikun edhe momentet më të ndjeshme, përfshirë humbjen tragjike të foshnjës më 2022.

Ky lajm ka ndezur emocion dhe gëzim në mbarë botën, duke shënuar një nisje të re në historinë e tyre të dashurisë. “Po”-ja e Georgina është bërë lajmi i ditës, sepse mbi të gjitrha ka “kushtuar” afro 5 milionë dollarë.
Cristiano Ronaldo ka 5 fëmijë: më të madhin, Cristiano Jr., 14 vjeç; binjakët Eva dhe Mateo, të lindur nëpërmjet një nëne zëvendësuese; vogëlushen Alana Martina, fëmija i tij i parë me Georgina Rodríguez; dhe Bella Esmeralda, e cila erdhi në jetë në vitin 2022, bashkë me binjakun që vdiq gjatë lindjes. Edhe pse Georgina është vetëm nëna biologjike e dy të fundit, ajo ndihet si nëna e vërtetë për të gjithë fëmijët e CR7.







