Messi mbush 39 vjeç dhe udhëheq Argjentinën: “Karriera ime nuk ka mbaruar ende…”

24 Qershor 2026
12:35
Alfred Lleshi
back button

Shpesh ata që fitojnë nuk arrijnë të fitojnë sërish, për shkak të mungesës së të njëjtës uri. Sidoqoftë ky koncept nuk duket se i përket Argjentinës, e cila pas triumfit në “Katar 2022” ka vazhduar me formë të lartë në këtë Botëror, nën udhëheqjen e Leo Messit. “Festa e katër viteve më parë ishte e paharrueshme. Aty i thamë vetes: ta bëjmë përsëri”, – pohoi Messi për “Corriere della Sera” pas dopietës kundër Austrisë, duke arritur 5 gola në turne dhe 18 gjithsej në Botërorë, rekord historik.

Në ditëlindjen e tij të 39-të, Messi bën edhe një bilanc të shkurtër: “Ka qenë një karrierë e gjatë, plot gjëra të bukura dhe të vështira, por jeta është kështu. Falënderoj Zotin për gjithçka që kam pasur. Kështu jam rritur, por nuk ka mbaruar ende…”

Duke kërkuar një dhuratë ditëlindjeje (“shëndetin e njerëzve të mi të afërt”), ai u përgjigjet edhe skeptikëve që mendonin se në Miami do të humbiste nivelin: “Nuk kam pasur kurrë dyshime. Nuk luaj duke menduar për moshën. Luaj dhe kaq. Një ditë trupi im do të më thotë të ndalem, por ajo ditë nuk ka ardhur ende”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit