Në Francë janë të bindur: Zidane, trajneri i ri i kombëtares. Në stafin e tij edhe Barthez

24 Qershor 2026
13:37
Alfred Lleshi
back button

Megjithëse Botërori është ende në zhvillim dhe ka nisur në mënyrën më të mirë për Francën, me fitore të thella ndaj Senegalit dhe Irakut, te “gjelat” kanë filluar të mendojnë edhe për të ardhmen. Në fund të Kupës së Botës, Deschamps do të largohet nga posti i trajnerit pas 14 vitesh në krye të kombëtares.

Pasardhësi kryesor për stolin francez prej kohësh konsiderohet Zinedine Zidane. Legjenda franceze është pa skuadër që nga përfundimi i aventurës së tij të dytë te Real Madridi në vitin 2021. Gjatë dy periudhave në krye të klubit madrilen (2016-2018 dhe 2019-2021), Zidane fitoi 2 tituj të La Liga-s, 2 Superkupa të Spanjës, 3 Liga të Kampionëve, 2 Superkupa të UEFA-s dhe 2 Kupa Bote për Klube.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, ka shumë pak dyshime se Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i Francës. Madje media franceze ka nisur të flasë edhe për stafin e tij teknik. Raportohet se Zidane mund të marrë me vete mikun dhe ish-shokun e skuadrës, Fabien Barthez, ish-portierin kampion bote me Francën në vitin 1998.

Barthez ka qenë edhe më parë pranë përfshirjes në stafin e kombëtares franceze, gjatë periudhës së Laurent Blanc, por marrëveshja nuk u realizua. Me ardhjen e mundshme të Zidane, situata duket se mund të ndryshojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit