Solbakken i papërmbajtshëm; godet me grushte dhe shkelma kamerën në dhomat e zhveshjes (video)

24 Qershor 2026
13:52
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken, festoi në mënyrë të pazakontë kualifikimin e ekipit të tij në fazën e 1/16-ve të Botërorit. Pas fitores ndaj Senegalit, ai fillimisht puthi bashkëshorten në tribunë dhe më pas u drejtua me vrull drejt dhomave të zhveshjes për të folur me lojtarët.

Pamjet u bënë “virale”. Solbakken ndaloi muzikën që lojtarët kishin vendosur për festë dhe nisi fjalimin e tij: “Qetësi, djema! Kjo është ndeshja më e madhe në historinë e futbollit norvegjez”. Menjëherë pas kësaj, ai goditi me grusht kamerën që po filmonte momentin, duke habitur futbollistët.

Trajneri vazhdoi duke përgëzuar skuadrën për paraqitjen kundër Senegalit, ndërsa më vonë i dha edhe një shkelm kamerës, duke bërë që operatori të humbiste për pak çaste kontrollin e saj. Fillimisht lojtarët mbetën të shtangur, por më pas shpërthyen në të qeshura pasi kuptuan se gjithçka ishte rezultat i entuziazmit dhe adrenalinës së trajnerit.

Në fund, sulmuesi Alexander Sørloth bëri shaka duke e pyetur: “A je mirë? Tani duhet të kthehesh tek ai”, duke iu referuar kameramanit.

Puthja “virale” e Botërorit ka një histori vdekjeje dhe ringjalljeje: “Përgatitën funeralin tim, por…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit