Pas deklaratës së trajnerit Pep Guardiola se Manchester City ka mjaft lojtarë të tepërt në ekip, që duhet të luajnë në vende të tjera, vjen lëvizja e pare.
Sipas “Sky Sport”, skuadra e Borussia Dortmund ka bërë një ofertë për të marrë Claudio Echeverri në huazim për këtë sezon. Lojtari luan si mesfushor-sulmues apo anësor krahu.
Në fakt, janë disa klube që janë vënë në radhë për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit argjentinas në huazim. Vjet, ai bëri debutimin me “citizens” në kampionat, duke luajtur vetëm 1 ndeshje (kundër Fulham).
Gjithsesi, oferta e Dortmund përfshin një mundësi për të blerë Echeverri, por nuk është e qartë nëse City është i hapur për këtë ide. Skuadra angleze nënshkroi Echeverri nga River Plate në janar 2024, por ai qëndroi atje në huazim deri në janar të këtij viti.







