Presidenti i klubit arab: Messi refuzoi 1.4 miliardë dollarë nga ne, zgjodhi të qëndrojë me familjen

19 Qershor 2024
8:16
Telesport
back button

Para se të transferohej tek Inter Miami, pas largimit nga Paris Saint-Germain, Lionel Messi kishte marrë një ofertë monstruoze nga Arabia Saudite. Një interesim i njohur që lojtari e kishte konfirmuar pa hyrë kurrë në detaje.

Anmar Al-Haili, presidenti i Al-Ittihad, zbuloi ofertën e pabesueshme të bërë nga klubi i tij për tetë herë fituesin e Topit të Artë: “Ne i bëmë atij një propozim prej 1.4 miliardë euro. Por ai refuzoi sepse familja e tij donte të largohej në Amerikë”.

Nuk mendoja se një lojtar mund të refuzonte një ofertë kaq të madhe për hir të familjes së tij, sepse familja është më e rëndësishme se paratë”, tha më tej president ii klubit arab.

Vetë Messi ka folur për mundësinë për t’u bashkuar me Arabinë Saudite: “Kisha disa opsione në tavolinë. Më duhej t’i analizoja dhe t’i reflektoja me familjen time, përpara se të merrja vendimin për të ardhur në Miami”.

Opsioni im i parë ishte të kthehesha në Barcelonë. Është e vërtetë që më pas mendova shumë për të shkuar në Ligën Saudite. Ata krijuan një konkurrencë shumë të fortë që mund të bëhet një kampionat i rëndësishëm në të ardhmen e afërt”, tha Messi.

Si ambasador i turizmit në Arabinë Saudite, ishte një destinacion që më tërhoqi, sepse është një vend që e kam vizituar dhe që më pëlqen. Por, edhe për shkak të rritjes së kampionatit dhe përpjekjeve të bëra për të krijuar një konkurrencë të nivelit të lartë”, tha Messi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit