E BUJSHME! Mourinho shkarkohet nga Fenerbahce, pas moskualifikimit në Champions

29 Gusht 2025
10:07
Alfred Lleshi
back button

José Mourinho nuk është më trajner i Fenerbahces. Klubi turk e mori këtë vendim dy ditë pas humbjes në shtëpi kundër Benfica, në “play off”-in e Champions League, e cila vulosi moskualifikimin për herë të dytë radhazi në fazën grupore të kompeticionit më të madh europian.

“Special One” ishte emëruar në qershor 2024 dhe gjatë qëndrimit të tij te Fenerbahce nuk fitoi asnjë trofe, duke përfunduar i dyti në kampionatin e fundit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Në njoftimin zyrtar, klubi turk shkruan: “Ne u ndamë me José Mourinhon, trajnerin e skuadrës sonë profesioniste për sezonin 2024-2025. E falënderojmë për përkushtimin e treguar ndaj skuadrës dhe i urojmë shumë sukses në karrierën e tij të ardhshme”.

Ky shënon fundin e një periudhe të shkurtër dhe të trazuar për një nga trajnerët më të njohur të futbollit botëror.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit