Zanetti, pas shortit të Champions-it: Objektivi ynë është t’i shkojmë deri në fund

29 Gusht 2025
10:20
Alfred Lleshi
back button

Zv.presidenti zikaltër, Javier Zanetti, dha mendimin e tij për shortin e Monte Carlos, që zbuloi fazën e grupeve të Champions League për çdo skuadër pjesëmarrëse: “E rifillojmë me këtë entuziazëm të madh, që kemi sot. Kemi një trajner dhe projekt të ri.

Arritja në finale ishte e rëndësishme, edhe pse përfundoi keq. Futbolli të mëson se gjithmonë ka objektiva të reja. E duam këtë kompeticion dhe do të provojmë ta përsërisim vetveten, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Qëllimi ynë është të shkojmë deri në fund”.

Sa i përket Cristian Chivu, zv.presidenti shtoi: “E njoh mirë Cristian, kemi qenë shokë skuadre. Ai është i jashtëzakonshëm si brenda, ashtu edhe jashtë fushe. Nga inteligjenca e tij kuptohej që do të kishte një karrierë të tillë. Ka një mundësi të madhe, detyra jonë është ta mbështesim në gjithçka, që të zhvillojmë një sezon të madh në Itali dhe Europë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit