Ndodh në Ballsh, tifozeria e Flamurtarit akuzon policinë për dhunë në tribunë!

30 Gusht 2025
18:44
Telesport
back button

Flamurtari dhe Bylisi ndajnë nga 1 pikë dhe shtyjnë të dyja fitoren e parë të këtij sezoni në Superiore, pas një barazimi të çmendur 3-3 mes tyre në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.

Vlonjatët u dukën se do të gjenin fitoren lehtësisht pasi shkuan shpejt në avantazhin e 2 golave, por Bylisi shkurtoi diferencën dhe pastaj barazoi shifrat pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë.

Një gol i Maksutit ktheu përsëri para vlonjatët, por përgjigja e Ualison, i cili plotësoi dygolëshin ashtu si sulmuesi i Flamurtarit, barazoi sfidën dhe bëri që skuadrat të ndanin pikët me shifrat 3-3.

FLAMURTARI-BYLIS 3-3

5′ (p) Burard, 22′, 65′ Maksuti / 24′, 69′ Ualison, 46′ Muktar

Flota Kuqezi denoncon sulmin e policisë

Flamurtari ishte vizitor sot në Ballsh, edhe pse duhej të luhej në Vlorë, por stadiumi Flamurtari nuk është gati. Përfundoi 3-3, rezultat zhgënjyes për vlonjatët, që patën edhe 2 gola epërsi.

Zhgënjyese edhe ngjarja në tribuna, sepse grupimi i organizuar i ultrasve vlonjatë, “Flota Kuqezi”, ka lënë ndeshjen në mes në shenjë proteste.

Tifigrupi i Flamurtarit ka denoncuar sjelljen e policisë, duke i akuzuar për sulm të pajustifikuar, në një kohë që nën shi tifozët kuqezinj mbështesnin ekipin duke ndezur disa flakadanë, por pa i hedhur në fushë dhe pa ndikuar në mbarëvajtjen e ndeshjes.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit