Janë mbyllur sot takimet e raundit të tretë në grand slam të US Open, turne që zhvillohet në Nju Jork. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj kanadezit Denis Shapovalov (5-7, 6-4, 6-3, 6-3).
Një tjetër Italian që avancon më tej është Lorenzo Musetti, ndërkohë që edhe numri 3 në botë, gjermani Alexander Zverev është eliminuar nga gara për trofe. Kualifikohen edhe Andrey Rublev e Alex de Minaur.
Te femrat, numri 2 në botë, polakja Iga Swiatek, fitoi 2-0 (7-6, 6-4) ndaj ruses Alina Kalinskaya. Në raundin e katërt shkon edhe tenistja amerikane Coco Gauff, numri 3 në botë, fituese në vitin 2023.
Fitore të vështirë korri tenistja japoneze Naomi Osaka, ndërkohë që në raundin e katërt kanë avancuar edhe ajo amerikane Anika Anisimova, M.Kostyuk e Ukrainës, K.Muchova e Cekise dhe Haddaa Maia e Brazilit.







