Inter-i pësoi një humbje befasuese 1-0 në shtëpinë e Sassuolo-s në javën e 35-të të Serisë A.
Pas ndeshjes, Simone Inzaghi ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij për rezultatin, por jo vetëm. Ka kritikuar edhe Valon Behramin.
Ish-mesfushori zviceran me origjinë shqiptare është sot një opinionist i DAZN dhe trajneri i zikaltërve e ka sulmuar:
“Behrami, të kam dëgjuar disa herë duke kritikuar ecurinë tonë në Champions. Ndoshta prisje një finale tjetër ose që të fitonim Champions-in.
“Por nuk është e lehtë, ka kundërshtarë të fortë. Sigurisht jemi të zhgënjyer për mënyrën si shkoi ndeshja me Atletico-n, sepse mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë episodet në favorin tonë.
“Tre vite më parë ishin 10 vite që Inter-i nuk shkonte në 1/8-at e Champions-it. Megjithatë, eliminimi me Atletico Madrid na djeg akoma sepse mund t’ia kishim dalë. Por ekzistojnë edhe kundërshtarët”.
Inzaghi e ka mbyllur duke thënë:
“Kemi luajtur dy herë në 1/8-at dhe një herë finalen e Champions League. Duam të përmirësohemi sepse nuk duam të shikojmë mbrapa, por e dimë se kemi edhe disa parametra për të respektuar.
“Dhe në 3 vitet e fundit kemi bërë mirë me burimet që kemi bërë. Kam fatin të kem drejtues shumë të mirë dhe të aftë, ajo që kemi bërë në tre vite nuk ishte e parashikueshme. Kemi bërë një punë të madhe”.