Gigio Donnarumma ka nisur zyrtarisht aventurën e tij te Manchester City. Portieri italian është transferuar për 27 milionë euro, me pagë që nis nga 15 milionë bruto në vit dhe shkon deri në 17 milionë në sezonin e katërt e të pestë. Pas Milanit dhe PSG-së, kjo është skuadra e tretë e karrierës së tij.
Edhe pse Donnarumma u largua nga Milani me polemika dhe falas drejt Parisit, kuqezinjtë do të përfitojnë tani mbi 1 milion euro falë mekanizmit të solidaritetit të FIFA-s, i cili shpërblen klubet që kanë rritur një lojtar mes moshës 12-23 vjeç. Kjo është hera e parë që Milani merr të ardhura nga transferimi i Donnarumma.
Ndërkohë, Ederson është larguar nga City drejt Fenerbahçes për t’i hapur rrugë Gigio, i cili do të ketë si zëvendës Trafford. Debutimi i tij pritet të jetë i bujshëm, në derbin ndaj Manchester United dhe më pas kundër Napolit në Champions.
Ciao, Gigio 👋🩵 pic.twitter.com/NjFOuOvIQj
— Manchester City (@ManCity) September 2, 2025







