Çfarë duhet korigjuar nga ndeshja e kaluar me Letoninë: “Nuk besoj se është çështje përqëndrimi. Çdo ekip, qoftë Letonia, qofshin të tjerët që në letër janë më të dobët se ne, luajnë futboll dhe nuk është e lehtë të fitosh kundër tyre. Sidomos në fushat e tyre. Në këtë ndeshje do të bëjmë akoma më shumë për të marrë tri pikët”.

Situata e tij te kombëtarja dhe klubi: “Klubi nuk është njëlloj me kombëtaren. Në klub, pozicioni im natyral është mesfushor difensiv. Në varësi të taktikave të trajnerëve, ndonjëherë edhe lojtarët i ndërrojnë pozicionet. Kjo nuk është e përcaktuar gjithmonë. Ka trajnerë që më kërkojnë të luaj pak më përpara, ka të tjerë që më kërkojnë të luaj pak më mbrapa. Te kombëtarja, trajneri ka vendosur që unë të luaj si mesfushor difensiv dhe duhet të bëj më të mirën”.