Atë që nuk e bëri dot Shqipëria ndaj Letonisë, e bën Serbia

6 Shtator 2025
16:57
Telesport
back button

Sot luhen dy ndeshjet e radhës në grupin K për kualifikueset për në Kupën e Botës 2026, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, por kuqezinjtë sot janë pushim.

Në Riga, Serbia ka fituar 0-1 ndaj Letonisë. Vendimtar për serbët ishte goli i Dusan Vlahovic në minutën e 12-të, sulmuesi i Juventusit shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutat shtesë, vendasit patën shansin e artë për të barazuar shifrat, por topi u përplas në shtyllë.

Me këtë fitore, Serbia merr vendin e dytë me 7 pikë dhe ul Shqipërinë në vendin e tretë me 5 pikë. Të martën, Shqipëria duhet të fitojë me patjetër ndaj Letonisë në “Air Albania” për të shpresuar deri në fund për vendin e dytë dhe duke uruar që Serbia të lërë pikë në sfidën e 9 shtatorit ndaj Anglisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit