Tuchel: Ishim shumë pasivë pasi kaluam në avantazh, nuk kemi asnjë keqardhje

16 Korrik 2026
8:30
Telesport
back button

Trajneri Thomas Tuchel e përshkroi skuadrën e tij të Anglisë si “shumë pasive” pasi kaloi në epërsi kundër Argjentinës, por këmbënguli se “nuk kishte keqardhje” për vendimet e tij taktike në humbje.

Jemi të zhgënjyer, por u bëmë shumë pasivë pasi shënuam dhe pësuam shumë raste dhe nuk mundëm ta kthenim posedimin e topit,” tha Tuchel. “Ne thjesht pësuam kaq shumë krosime, raste dhe gjuajtje. Ishim afër, por nuk mundëm ta mbanim nivelin e duhur pasi shënuam.

I pyetur për zëvendësimet e tij, Tuchel këmbënguli se problemi nuk ishte strukturor: “Sigurisht që donim të shkonim për golin e dytë, por nuk kisha ndjesinë se zëvendësimet sulmuese do të ndihmonin. Ne qëndruam në 4-4-2 tonën, por u bëmë pasivë, gjithnjë e më passive”.

“Nuk mundëm të fitonim asnjë top, nuk mundëm ta mbanim topin, kështu që mendoj se nuk ishte një problem strukturor, nuk ndryshuam asgjë. Por ndeshja ndryshoi plotësisht. Nuk është problem, mund ta kuptoj që këto diskutime janë aty dhe ka miliona trajnerë pas ndeshjes që e dinë më mirë“, tha trajneri gjerman.

Por edhe pse kritikat pasuan shpejt nga ekspertët dhe tifozët, Tuchel këmbënguli se nuk kishte keqardhje. “Ekipi dha gjithçka. Ishim shumë, shumë afër. Mendoj se e meritonim të ishim 1-0 përpara. Luajtëm një nga ndeshjet tona më të mira, ndoshta ndeshja më e mirë në rrethana të caktuara. Ishte e vështirë. Nuk mundëm ta kalonim vijën. Nuk kemi keqardhje“, tha Tuchel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit