Hoeness: Mos ndiqni modelin e Barcelonës, sepse fundi do të jetë katastrofik

8 Shtator 2025
10:17
Alfred Lleshi
back button

“Max Eberl do të kishte dashur të blinte një lojtar, por ne e dimë mirë çfarë kemi në dispozicion. Kjo është po aq e rëndësishme sa sukseset sportive. Barcelona është shembulli më i qartë i asaj që nuk duhet të bëni. Kur vetëm blen, blen dhe blen, pa plan afatgjatë, rezultati është katastrofik. Klubi përfundon me borxhe prej 1.2 miliardë euro dhe nuk mund të bëjë asgjë”.

Kështu u shpreh Uli Hoeness, i cili nuk i kurseu kritikat ndaj Barcelonës, duke e përdorur si shembull negativ për menaxhimin e klubeve të futbollit. Hoeness nënvizoi rëndësinë e stabilitetit financiar dhe menaxhimit të matur në futbollin modern, duke theksuar se edhe sukseset sportive nuk mund t’i mbulojnë pasojat e gabimeve ekonomike.

Bayern Munich, që historikisht ka ruajtur balancën mes performancës në fushë dhe financave të qëndrueshme, sipas tij është modeli për t’u ndjekur. Presidenti i nderit i klubit bavarez rikujtoi se në futboll, strategjia afatgjatë dhe disiplinimi ekonomik janë po aq të rëndësishme sa titujt dhe trofetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit