David: Me Interin kisha kontakte, por jo të thelluara. Tani jam i lumtur te… Juventusi

11 Shtator 2025
7:20
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi i Juventusit, Jonathan David, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli për derbin e Italisë ndaj Interit dhe të kaluarën, kur emri i tij ishte lidhur me zikaltërit: “Sa afër isha me Interin? Jo aq shumë. Zikaltrit kanë pasur disa kontakte me agjentin tim, por jo të thelluara. Jam shumë i lumtur te Juventusi”.

David komentoi edhe mundësinë për të luajtur si duet me Vlahovic: “Po, është e mundur, por këtë e vendos trajneri. Unë jam gati për çdo zgjidhje, me Dusan motivojmë njëri-tjetrin, sepse duam më të mirën për skuadrën”.

Lidhur me Edon Zhegrovën, ish-shok skuadre te Lille, kanadezi tha: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, me të majtë fantastike dhe driblim trullosës. Do të na ndihmojë shumë. Jam i sigurt se do të asistojë mua dhe shokët e tjerë për të shënuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit