Serbi-Shqipëri pa tifozë? LAJMI I FUNDIT: Vendimin e kanë në dorë… francezët!

10 Shtator 2025
12:56
Telesport
back button

Nëse delegati i UEFA-s (ashtu si kolegu i tij bëri në Air Albania) në ndeshjen Serbi-Angli (e mbyllur 0-5 për ekipin e Tuchel) ka shkruajtur në raportin e tij mbi thirrjet e forta dhe në kor kundër Kosovës dhe flamujt e vendosur kokëposhtë apo me hartën ku Dardanët janë brenda territorit serb dhe jo të pavarur, atëherë dënimi duhet të jetë me të paktën 50% të stadiumit – për të mos thënë total – pa tifozë vendas në ndeshjen e Shqipërisë në Beograd.

Ndeshja u gjykua nga Clément Turpin dhe e gjithë skuadra e arbitrave ishin francezë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit