Michael Olise ishte një nga lojtarët më të dobët në humbjen e Francës në gjysmëfinale ndaj Spanjës, me rezultatin 2-0. Olise ka qenë një nga lojtarët më të vlerësuar deri tani në këtë Botëror dhe ka marrë lavde të shumta, por në një ndeshje vendimtare si ajo e mbrëmshmja ishte totalisht në hije.
Daniel Riolo, një nga figurat kryesore të “After Foot” në RMC (Radio Monte Carlo), ka bërë një koment shumë të veçantë për Olise, pas perfomancës së mbrëmshme të francezit, që la e gjitha për të dëshiruar.
“E ulëm Olise-n në tavolinë me Platini-në dhe Zidane-n, dhe ai nuk është as në kuzhinën e tyre. Për herë të parë në 20 vjet në këtë program, më vjen shumë keq që kam bërë disa komente (referuar vlerësimeve dhe lavdërimeve për Olise)”, tha Riolo.







