Barcelona është në kërkim të një mesfushori dhe, sipas Mundo Deportivo-s, duket se katalanasve iu është ofruar Marco Verratti.
Ish-lojtari i PSG-së u transferua në Katar verën e kaluar për të luajtur me Al-Arabi, por tani duket se është i lodhur dhe do të donte të kthehej në Europë. Për ta realizuar këtë dëshira është i gatshëm të reduktojë ndjeshëm rrogën e tij.
Barcelona po mendohet sepse Verratti është një ‘fiksim’ i vjetër dhe verën e kaluar provoi ta merrte, duke u refuzuar nga PSG. Tani situata ka ndryshuar, por Verratti ka konkurrencën e Kimmich (Bayern) dhe Zubimendi (Real Sociedad).
Dyshimet mbi mesfushorin italian kanë të bëjnë me mungesën e ritmit pas një viti e gjysmë në një kampionat jo shumë cilësor si ai i Katarit.
Ndërkohë, Mundo Deportivo, gjithmonë afër klubit katalanas, ka bërë një sondazh në lidhje me lojtarin e preferuar nga tifozët për këtë rol, dhe Verratti ka dalë i fundit: vetëm 5,8% i tifozëve blaugrana e kanë zgjedhur.