Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi, foli për trajnerin e ri zikaltër, Cristian Chivu: “Humbja në finale nuk duhet të na rëndojë. Duhet ta fshijmë gjithçka dhe t’ia nisim nga e para, si në çdo gjë. Trajneri është shumë i përgatitur, njeri i mirë dhe ka ide të qarta. Më ka lënë përshtypje pozitive. E di çfarë do të thotë të fitosh dhe të humbasësh, i njeh ambiciet tona dhe na udhëheq me bindje të madhe”.
Për trajnerët që ka pasur në karrierë: “Allegri te Milani më bëri të luaj 6 muaj, por ende nuk isha gati mendërisht. Iachini ishte vendimtar, me Inzaghin kalova 7 vite dhe provuam shumë kënaqësi. Kam pasur trajnerë të vlefshëm, si nga ana taktike, ashtu edhe njerëzore”.
Për raportin me Luciano Spalletti: “Thjesht kam treguar faktet. Pas operacionit që më pengoi të shkoja në Europian, nuk mora më asnjë telefonatë. Nuk e prisja, por është trajneri që vendos. Disa deklarata e përkeqësuan situatën dhe në fund vendosa vetë të mos vazhdoja.
Spalletti më telefonoi mëngjesin para ndeshjes me Norvegjinë, duke lënë të kuptohej se donte të sqarohej. Do të kisha luajtur me Norvegjinë, por më pas nuk më foli për të ardhmen, as për Botërorin. U ndjeva i përdorur, në moshën 37-vjeçare nuk kisha dëshirë për një eksperiencë të tillë. Nuk jam Messi apo Pelé, por as nuk meritoj të trajtohem kështu”.







