“Special One” bëhet “shqiponjë”, trajneri i Benfica përjetësohet me më këtë mural artistik

25 Shtator 2025
11:36
Alfred Lleshi
back button

João Cavalheiro, artisti i njohur si “Styler”, ka realizuar një murale në nder të José Mourinho. Në të, trajneri paraqitet me shqiponjën e Benfica, simbol i klubit portugez. Në murale, fytyra e Mourinho është në plan të parë, pranë shqiponjës, ndërsa pas tyre duket “Stadio da Luz”, stadiumi i klubit.

Për ta kompletuar veprën artistike është shtuar edhe një riprodhim i autografit të “Special One”. Kjo nuk është hera e parë që Mourinho nderohet me kësi arti. Me mbërritjen në Romë, ai u riprodhua nga artisti Harry Greb duke drejtuar një Vespa në zonën e Testaccio.

Për José, ky është rikthim në pankinën e Benfica, pas një periudhe të shkurtër aty prej 9 ndeshjesh, në vitin 2000. Në dy ndeshjet e para të rikthimit të tij, skuadra e “shqiponjave” regjistroi një fitore dhe një barazim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit