Igor Tudor foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes Juventus-Atalanta, duke kërkuar përqendrim maksimal: “Kemi pushuar dhe punuar mirë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, mes dy skuadrave të nivelit të lartë”. Mbi thirrjen e Rocchi për të ulur tonet ndaj arbitrave, u shpreh shkurt: “Nuk kam asgjë për të shtuar. Më e rëndësishmja është që kemi punuar mirë”.
Mbi ekipin dhe lojtarët: “Vlahovic? Jam i lumtur me të. Kam tre sulmues të fortë dhe zgjedh sipas formës e kundërshtarit. Do të ketë hapësirë për të gjithë”. Për Juric: “Është mik imi, një trajner fantastik, shpesh i nënvlerësuar”. Për Adzic: “Po rritet, ka cilësi e mentalitet”.
Për Cambiaso: “Ka potencial për Real, City apo Liverpool, por varet nga ai”. Për Modric dhe De Bruyne: “Dy trajnerë si Allegri dhe Conte kanë fituar shumë, janë vlera për futbollin italian”. Tudor shtoi se skuadra është në gjendje të mirë fizike, por “duhet gabuar sa më pak, sepse disa lojtarë mund t’i përballojnë 50 ndeshje, të tjerët jo”.







