Gigio Donnarumma, i transferuar te Manchester City ditën e fundit të merkatos verore, rrëfeu në “L’Équipe” se kishte shkruar një letër për secilin nga shokët e tij të PSG-së para finales së Champions-it kundër: “I shkrova letër secilit shok skuadre për t’i falënderuar për këtë udhëtim fantastik.
E shkrova në gjuhë të ndryshme që të gjithë ta kuptonin. Ishte diçka që e ndjeva dhe doja ta ndaja me ta, për gjithçka që kishim arritur. Mungonte vetëm pjesa e fundit e ‘puzzle’ për ta përfunduar bukur. Jam i lumtur që u prit me zemër dhe shpresoj të kem dhënë diçka për të gjithë”.
Për përmbajtjen, shtoi: “Nuk mund ta ndaj, sepse janë gjëra personale të skuadrës. Sidoqoftë ishte një letër e sinqertë, e shkruar me dashuri për të gjithë shokët e skuadrës. Përmes këtyre fjalëve përpiqesha të transmetoja gjithë veten, gjithë dashurinë që kam për ta, për punën që kemi bërë bashkë dhe vitet që kemi vuajtur së bashku”.35







