Juventus po përballet me Atalantën në “Allianz Stadium”, në sfidën e vlefshme për javën e pestë në Serie A. Pjesa e parë është mbyllur në avantazh për bergamaskët 0-1.
Kamaldeen Sulemana shënoi një gol shumë të bukur në minutat shtesë të pjesës së parë, duke përfituar nga një pavëmendje dhe humbje topi nga bardhezinjtë.
23-vjeçari Kamaldeen Sulemana u transferua në merkaton e verës së fundit nga Southampton për 17 milionë euro dhe ky është goli i dytë për të me fanellën e Atalantës.
Igor Tudor ka lënë në stol sërish Vlahovic, i cili gjendet në stol. Trajneri kroat e nisi takimin me këtë formacion: Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kelly; Kalulu, Koopmeiners, Thuram, Cambiaso; Adzic, Yildiz; Openda.
Në stol gjendet po ashtu edhe Edon Zhegrova, për të cilin pritet të ketë disa minuta në pjesën e dytë.
Ivan Juric e nisi takimin me këtë formacion: Carnesecchi; Kossounou, Djimsiti, Ahanor; Bellanova, De Roon, Pasalic, Zappacosta; Samardzic, Sulemana; Krstovic.







