Rabiot: Ky Milan ka shpirt të fortë, e tregojnë 4 fitoret dhe vetëm një gol i pësuar

29 Shtator 2025
8:01
Alfred Lleshi
back button

Adrien Rabiot foli pas suksesit të Milanit ndaj Napolit: “Është e vërtetë që e njoh mirë trajnerin dhe stafin, mënyrën e tyre të punës, ndaj ishte më e lehtë. Njoh edhe shumë shokë skuadre. Erdha me përulësi, duke punuar çdo ditë për të dhënë shembullin tim, për ta tërhequr skuadrën. Jam i lumtur për debutimin, kemi 4 fitore dhe vetëm një gol të pësuar. Ky Milan ka një shpirt të fortë, luajmë me mentalitet pozitiv. Sonte ishte e vështirë, por me këtë shpirt e morëm fitoren në shtëpi”.

Për Modric: “Kur je 10 kundër 11 duhet të japësh më shumë. Me Luka është e lehtë, di ta menaxhojë ndeshjen, vrapon 90 minuta edhe në moshën 40-vjeçare. I pëlqen futbolli, të mbrojë e të sulmojë. Kemi shumë cilësi, edhe me të rinjtë. Sonte ishim të gjithë të shkëlqyer, edhe në inferioritet treguam se mund të bëjmë shumë”.

Mbi ndeshjen e radhës: “Jam i lumtur që kthehem në ‘Allianz Stadium’ kundër Juventusit. Do të jetë emocionuese, por tani jam te Milani dhe shpresoj të fitojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit